UBT

Thaçi: Nuk do të ketë Tribunal për krime të luftës në Kosovë

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka dashur të komentojë vendimin e gjykatës lidhur me dënimin e kryetarit të Prizrenit, Ramdan Muja, i cili sipas tij është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar.

Kryeministri apelon që askush të mos përgjigjet në çështjet e drejtësisë, “Kryetari Muja është i pafajshëm derisa drejtësia të mos e thotë fjalën e fundit”.

“Opozita do të duhej të përmbahej nga protestat dhe tendencat e marrjes së pushtetit me dhunë”, tha ai.

Ndërsa i pyetur se si është e mundur që 7 kryetar komunash nga PDK të jenë të dënuar apo nën hetime, Thaçi thotë se është përgjegjësi personale e secilit.

Thotë se nuk ka komunikuar me ish-kryetarin e kaçanikut, Xhabir Zharku, por thotë se ky qytet krenohet me kryetarin aktual.

Thaçi tha se ende nuk e kanë përpiluar listën e kandidatëve për deputetë, por thotë se ajo do të përbëhet nga njerëz…

Kryeministri thotë se draft statuti për Tribunalin për krimet e luftës në Kosovë nuk është valid.

Ndërsa, pretendimet e Dick Marty i lidhur me trafikimin e organeve e quan fantastiko-shkencore, kurse luftën e UÇK-së e quan të drejtë dhe të pastër.
Thaçi nuk është përgjigjur në pyetjen nëse do të formohet një Tribunal për krimet e luftës në Kosovë.
Ai ka ripërsëritur se “asgjë jasht institucioneve të Kosovës nuk do të ndodhë…”. Ai ripërsëriti se draft-statuti i këtij Tribuali është jo valid. /Telegrafi/
————————————————–

Thaçi: Mustafa e humbi Prishtinën, s’mund të ketë vizion për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Rubikon të KTV-së, duke iu përgjigjur kritikave të liderit të LDK-së, se kryeministri po manipulon me premtimet për rritjen e pagave dhe se Kosova do të përfundojë si Greqia, thotë se ai duhet ta shohë se ku e ka lënë Prishtinën.

Kryeministri Thaçi thotë se me investimet prej 500 milionë eurosh në bujqësi synohet të krijohen 50 mijë vende të reja pune.

Thotë se do ta mbajë premtimin dhënë vreshtarëve se nga ky vit do të marrin nga 1000 euro subvencion për çdo hektar vreshte. Ai gjithashtu premton subvencione edhe në sektorët e tjerë të bujqësisë.

Duke iu përgjigjur kritikave të lideri të LDK-së, se kryeministri po e bankroton shtetin me premtimet pa mbulesë financiare dhe se Kosova mund të përfundojë si Greqia, thotë se Mustafa ka rënë në provim me qeverisjen në Prishtinë.

“Mustafa të mos shkojë në aq larg në Greqi, por le të kthehet në Prishtinë dhe të shoh se në çfarë gjendje e ka lënë”, ka thënë Thaçi.

Për numrin një të PDK-së, ai që e ka humbur Prishtinën, nuk mund të ketë vizion për Kosovën.

Fundamenti

Thaçi ka thënë se e respekton mendimin e secilit oponentë, por ka thënë se është i sigurt në politikat dhe vizionin e tij.

Ai ka shtruar pyetjen për opozitën se çka kanë bërë ata gjatë qeverisjes së tyre dhe sa i kanë rritur pagat ata, duke thënë se gjatë gjithë qeverisjes së tyre i kanë rritur pagat për 7 për qind.

Iniciativën e AAK-së për mocionin e shkarkimit të qeverisë, e konsideron si legjitime, por thotë se këtë qeveri mund ta shkarkojë vota e qytetarit.

“Qytetarët e Kosovës janë ata që do të vendosin se kush do ta qeveris vendin. Kurse them se PDK-ja do t’i fitojë sërish zgjedhjet, bile me bindshëm se herën e kaluar”, tha ai.

Thotë se kandidohet për kryeministër sepse e sheh të arsyeshme që të me eksperiencën dhe punën e tij do të ketë një ekip të fuqishëm që do ta çojë vendin përpara.

“Pranoj që të vazhdoj të qeveris vendin me këta njerëz të ri të PDK-së. Unë do ta vazhdoj të qeveris, që të mos konsiderohem si dezertor”, tha ai. /Telegrafi/
——————————————————–

Thaçi: Minatorët, 1000 euro pagë në vitin 2015

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka mohuar se ka filluar të bëjë fushatë zgjedhore, kurse thotë se datën e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale do ta caktojë në bashkëpunim me partitë e tjera politike.

Kreu i PDK-së dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, thotë se aktiviteti i tij i në teren shpeshtuar kohët e fundit nuk mund të cilësohet fushatë zgjedhore.

Ndërsa, lidhur me datën e zgjedhjeve, ai thotë se kjo do të caktohet në koordinim me partitë politike dhe faktorin ndërkombëtar.

“Kam obligimet e mia si kryeministër. Takoi qytetarët dhe interesohem për hallet e qytetarëve”, tha kryeministri, duke potencuat se vazhdimisht ka qenë aktivë ne teren.

“Nuk mund të cilësohet fushatë rritja e rrogave dhe pensioneve. Rritja e pagave nuk ndodhë çdo tre muaj…”, tha ai .

“Dua t’i sigurojë të gjithë se pagat e tyre me rritje për muajin prill, do t’i marrin në maj. Gjithçka është koordinuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar… Minatorët nga janari i vitit 2015 do të kenë nga 1000 euro rrogë”, tha kryeministri, duke thënë se do të ketë rritje pagash edhe për punëtorët e KEK-ut.

“Në mandatin e ardhshëm punëtorët do të kenë rritje çdo vit nga 25 për qind. Kështu që në fund të mandatit të ardhshëm do të kenë rritje prej 100 për qind”, tha ai. /Telegrafi/