FITORJA

Thaçi: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë do të bëhet përmes njohjes reciproke

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Drejtësisë në Hagë është ngjarja më e rëndësishme e historisë së shtetit të ri të Kosovës, që nga shpallja e tij në vitin 2008.

Pra, sipas presidentit Thaçi, ky vendim konfirmoi përputhshmërinë e vullnetit të qytetarëve të Kosovë për shtetin e vetë me legalitetin ndërkombëtar.

Me këtë, ka shtuar tutje Thaçi, është bërë legalizimi i plotë i pavarësisë.

“Ky vendim ishte justifikimi më i mirë i mundshëm për të gjitha shtetet që e kishin njohur dhe shtetin që do të merrni më pas një vendim të tillë”, ka thënë Thaçi gjatë një konference me gazetarë.

Andaj, siç ka thënë tutje Thaçi, Kosova në këtë fazë përmbyllëse me Serbinë vlerëson se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të bëhet përmes njohjes reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane.

GRANDEMALL

Gjatë konferencës me gazetarë, Thaçi ka folur edhe rreth vlerësimit të fundit të Komisionit Evropian për përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizim vlerësoj se hapat në të ardhmen do të jenë vendimtarë.

“Shtetet e BE-së nuk do të duhet të kenë asnjë shqetësim, pasi që institucionet do të bëjnë kampanjën e duhur për të informuar qytetarët”.

Në këtë drejtim, duke u ndërlidhur përsëri me temat aktuale, Thaçi konsideron se Kuvendi, Presidenca, Qeveria, të gjitha institucionet do ta bëjnë rrugëtimin e përbashkët për të përshpejtuar angazhimet që Kosova të jetë pjesë e të gjitha institucioneve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe përmbylljen e dialogut me Serbinë.

“Kuvendi i Kosovës të jetë i përfshirë drejtpërsëdrejti në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Edhe sot kërkoj nga partitë parlamentare, nga Kuvendi i Kosovës që t’i merr përgjegjësitë e veta kushtetuese”.

“Tash secili duhet të luaj rolin e vetë, prandaj ftesa ime për partitë politike dhe institucionet vendore që të pajtohen për një pako të veprimeve të sinkronizuara për këto çështje”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.