Eko Higjiena

Thaçi: Njohja reciproke Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, ka folur për medie pas përfundimit të ceremonisë të shënimit të Vitit të Ri Hebraik.

Ai ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e bardhë, nën udhëheqjen e SHBA’së.

“Unë besoj se nëse normaliteti ekonomik është arritur në Uashington edhe njohja reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë vetëm në Shtëpinë e Bardhë dhe nën lidershipin e SHBA-së”, ka thënë ai.

Thaci po ashtu ka thënë se shumë shtete mike të Kosovës i janë gëzuar faktit që shpejt do të vijë njohja nga Izraeli për shtetin e Kosovës.

Uji Dea

“Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai.

Ai theksoi se presidenti Donald Trump me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë bëri atë që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë, në kohën kur të tjerët sipas tij ishin skeptikë me punën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenelli.

/Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.