Fundamenti

Thaçi njofton: MCC ndan 50 milionë dollarë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Agjencioni Federal Amerikan Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë.

Thaçi ka thënë se ky investim vjen në kuadër të programit “Threshold” që është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti.

Sipas tij, kjo është dëshmi e përkrahjes së palëkundshme amerikane për Kosovën.

Mobi Casa

Presidenti i vendit ka thënë se këto mjete do të investohen që nga vjeshta për shtresat e varfra dhe mijëra vende pune do të përkrahen për tre vjetët e ardhshme.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Washingtoni. Agjencioni federal amerikan MCC ka ndarë 50 milionë dollarë për investime në Kosovë në kuadër të programit “Threshold”. Ky është programi më i madh i këtij lloji që i është ndarë ndonjë shteti – dëshmi e përkrahjes historike, të palëkundshme të popullit dhe qeverisë amerikane për Republikën e Kosovës. Këto mjete do të investohen që nga vjeshta sidomos për shtresat e varfra dhe mijëra vende të punës do të përkrahen 3 vitet e ardhshme. Uroj ekipin e Zyrës në Kosovë për punë të suksesshme”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.