FITORJA

Thaçi: Njerëz me aktakuza nuk do të ketë as në institucione, as në lista zgjedhore

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Në ceremoninë e organizuar nga Ministria e Drejtësisë në tetë vjetorin e shënimit të Kushtetutës ka folur edhe presidenti i sapozgjedhur Hashim Thaçi.Thaçi në ditën e Kushtetutës tha se kjo se “Kosova ka Kushtetutën më moderne në Europë.

“Po festojmë bashkërisht Kushtetutën, është Kushtetua më moderne në Evropë nëse edhe jo në botë, ka mekanizmat më të mirë të mbrojtjes së njeriut”.

Thaçi tha se njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione.

“Njerëz me aktakuza nuk do të ketë në institucione të vendit, vlerësoj se edhe në listat e ardhshme zgjedhore nuk duhet të ketë vend për të njëjtit”.

“Duhet ta rikthejmë besimin qytetar tek insiticuionet, me punën tonë duhet të rrisim besimin tek shteti ynë”.

Thaçi më tutje tha se Kosova duhet ta ruaj aleancën e saj me vendet mikë dhe të kujdesët për integrimet europiane.

Hidromorava

Presidenti foli edhe për luftimin e terrorizmit.

“Sot për sot Kosovës është duke luftuar edhe terrorizimin, sikurse shumë vende në botë, pasi tashti kjo është problematikë e të gjithëve”.

Ndërsa ka thënë se duhet të vazhdoj dialogu ndëretnik dhe ndërshtetëror me Serbinë.

Thaçi në këtë ceremoni ka folur edhe për disa ndryshime në Kodin Penal të Kosovës.

“Në Kodin Penal do të iniciohen disa ndryshime që të përforcohen disa vrima dhe dobësi”.

“Duhet të përforcohet poashtu komunikimi i prokurorisë, gjykatave dhe qendrës korrektuese”./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.