Uji Dea

Thaçi nis fushatën për president

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Hashim Thaçi ka nisur fushatën për t’i siguruar votat e partnerëve të koalicionit për president të Republikës së Kosovës. Shefi i PDK-së ka filluar takimet me partnerët e koalicionit qeverisës, në mënyrë që t’i koordinojë veprimet për seancën e ardhshme të Kuvendit, në të cilën pritet të ndodhë votimi i tij për të parin e shtetit.

Thaçi ka takuar përfaqësuesin e Listës Serbe me të cilin ka diskutuar rreth zgjedhjes së tij në postin e presidentit. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Zëri” edhe shefi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, i cili ka thënë se kanë pasur takim të rregullt brenda koalicionit, me të cilët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme politike në Kosovë.

Mobi Casa

“Gjithashtu kemi diskutuar edhe për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në ditët në vijim do të mbajmë edhe disa takime brenda koalicionit. Normalisht në takimet e grupit të deputetëve të Listës do ta marrin vendimin përfundimtar”, ka thënë Simic, derisa nuk e ka mohuar faktin se Lista Serbe mund ta ketë kandidatin e saj për president të Kosovës. “Nuk përjashtohet mundësia që edhe Lista ta ketë një kandidat për president që dëshmon që Kosova është një shoqëri demokratike dhe pragmatike, gjë që është e pranueshme për të gjitha komunitetet”, është shprehur ai./zeri/