GRANDEMALL

Thaçi, Nikoliqit: Zgjohu nga ëndrra, Kosova që shtatë vite është e pavarur

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi theksoi të mërkurën se sa herë Serbia pretendon të bëj zhurmë politike për gjoja prezantimin e planeve të saja për ofrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, kjo edhe më tepër e forcon bindjen tonë se sa të vështirë e ka ajo ta tejkalojë mentalitetin ekspansionist të shekullit të kaluar.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook tha se këto plane të dështuara nuk janë befasi, ashtu, siç nuk janë as për ato shtete demokratike të botës që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.

Uji Dea

“Ne vetëm mund të shfaqim zhgënjimin tonë për ekzistimin e mëtejmë të kësaj qasje nga një shtet fqinjë i cili pretendon të bëhet pjesë e familjes evropiane. Ndërsa, dihet shumë mirë se cilat janë arsyet dhe parimet mbi të cilat është themeluar dhe funksionon Bashkimi Evropian. Mirëpo, ne do t’i ndihmojmë fqiut tonë verior që të dal nga mentaliteti i shekullit të kaluar, duke ia bërë të qartë se Kosova ka 16 vite që është e lirë dhe 7 vite si shtet i pavarur i njohur nga pjesa më e madhe e shteteve të botës”, shkruan Thaçi.

Ai tha se Kosova është e vendosur të lëviz përpara drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. “Ndërkohë, ne shpresojmë se politikanët në Beograd do të zgjohen sa më shpejt nga ëndrrat e tyre dhe ta kuptojnë që Kosova si ankth i krijuar në mendjet e tyre, tashmë ka përfunduar. Disa e kanë kuptuar këtë fakt shumë kohë më parë, ndërsa të tjerët mbetet ta bëjnë të njëjtën gjë sa më parë”, shprehet Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.