ARKATANA

Thaçi nga SHBA: Marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, hap i rëndësishëm për në BE

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi e ka përshëndetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, takimin e sotëm mes dy qeverive shqiptare.

Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka thënë se takimet e tilla mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë kanë rol të veçantë në interesat strategjike të të dyja shteteve.

Ndërsa vendimet e sotme të marrëveshjeve Thaçi i konsideron hap progresiv drejt arritjes së rrugëtimit euroatlantik.

GRANDEMALL

Postimi i plotë:

Mbledhjet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë janë shumë të rëndësishme për bashkërendimin e prioriteteve dhe interesave strategjike të shteteve tona. Vendimet e sotme të dy qeverive janë një hap tjetër i rëndësishëm drejt arritjes së synimeve tona strategjike për bashkimin e shqiptarëve nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Këto dhe vendime tjera do të ndikojnë në largimin e barrierave për qytetarët dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.