FITORJA

Thaçi nga Haga u dërgon një porosi aktivistëve dhe zyrtarëve të PDK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-presidenti dhe njëherësh ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga ka porositur aktivistët dhe zyrtarët e partisë që drejtonte, të qëndrojnë të bashkuar.

”Qëndroni të bashkuar. Nëse ju atje poshtë, jeni të bashkuar, unë sfidën këtu e tejkaloj, bile nuk e ndi hiç”, ishte mesazhi që Thaçi ia kishte thënë kryetarit të Skenderajt, Fadil Nurës, gjatë një bisede telefonike, teksa ky i fundit po shkonte në një tubim të organizuar me anëtarë të PDK-së në këtë komunë.

FIDANISHTJA

“Teksa ishim duke ardhur me Endritin (djalin e ish-presidentit Thaçi) këtu bashkë, pata rast të komunikoj, të flas me presidentin Thaçi. Dhe më dha si obligim t’ua përcjell këtë mesazh”, tha Nura në paraqitjen e tij para të pranishmëve.

Hashim Thaçi tash e mbi 18 muaj po mbahet në paraburgim në Hagë pasi akuzohet për krime lufte./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.