United Hospital

Thaçi nga Davosi: Kurti do ta formojë qeverinë shumë shpejt, do të bashkëpunojmë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Albin Kurti ta krijojë “shumë shpejt” qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër.

Të hënën, Thaçi i ka dhënë Kurtit – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 – pesëmbëdhjetë ditë për të krijuar qeverinë e re.

Mobi Casa

Bisedimet për formim të një koalicioni po zgjasin që disa muaj, teksa dy partitë e para, që kishin qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar, po shtyhen për postet kryesore dhe për të drejtën për ta propozuar kandidatin për president të vendit, vitin e ardhshëm.

Thaçi gjithashtu ka përshëndetur një marrëveshje të nënshkruar të hënën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, dhe e cila do të lejojë riaktivizimin e fluturimeve ndërmjet kryeqyteteve të dy shteteve për herë të parë, që nga lufta mes tyre më 1998-1999.

Ai ka thënë se marrëveshja duhet të shihet si një “hap vendimtar” drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, kusht i BE’së për dy vendet para anëtarësimit. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.