Thaçi nga Brukseli: Pala serbe e frustruar

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë ekskluzive për Ora e Fundit të Klan Kosovës nga Brukseli ka thënë se, takimi me palën serbe në darkën jo formale të ftuar nga Federica Mogherini, nuk ishte e lehtë.
Ai tha se vërehej një frustrim tek lidershipi serb.
“Ka qenë një takim juridik me ballafaqime të mëdha”.
“Vërehet një frustrim i madh i përfaqësuesve të Serbisë pas mbështetjes së madhe që ka marr Kosova për anëtarësim në UNESCO, por reagimi ynë ka qenë se Kosova do të anëtarësohet në UNESCO dhe organizatat tjera ndërkombëtare, ku do ta forcojë pozitën e shtetit në arenën ndërkombëtare”.