Thaçi nga Brukseli: Kosova e ka të sigurt të ardhmen evropiane!

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se së bashku me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin për Integrime, Bekim Çollaku, sap kanë përfunduar një takim me Presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
“Në këtë takim edhe një herë na u konfirmua mbështetja e plotë e Parlamentit Evropian për rrugën tonë të integrimit drejt Bashkimit Evropian dhe për liberalizimin e vizave. Kosova e ka të sigurt të ardhmen evropiane!”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/