RCCOLA

Thaçi: Nëse raporti për liberalizim do të jetë negativ, do të protestojmë para zyrave të BE-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Zv. kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha se nëse ndodh që raporti të dal negativ për liberalizim mund të protestojmë të gjithë para zyrave te BE-së. Ai tha se qytetarët s‘duhet të ndjehen të zhgënjyer por të fyer.

“Kësaj radhe nuk është faji ynë. Duhet ta thërrasim edhe njëherë lidershipin e BE të merr vendim të drejtë për Kosovën sikurse po merr për vendet tjera. Vlerësoj që BE duhet ti jap fund këtij fjalori. Kosova duhet të jetë optimiste drita po shihet në fund të tunelit, ne qorr nuk jemi po e shohim”, tha Thaçi.

Ai tha se MSA është sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën. Sipas tij Kosova ka implementuar të gjitha kriteret për liberalizim të vizave.

“Duke marrë parasysh standardet ndonjëherë për neve janë kërkuar standarde më të tepërta për neve sesa për shtetet tjera”, ka thënë Thaçi.

Thaçi deklaroi se Kosova ka kryer me përgjegjësi të gjitha obligimet dhe më mirë se sa që ka prit BE. Ne kemi mbajtur optimizmin shpresën dhe besimin pro BE dhe NATO-s.

Uji Dea

Ai shtoi se kjo paqartësi e Brukselit paraqet vonës absurde në raport me rekomandimin për liberalizimin e vizave.

“Është plotësisht i padrejtë ky hezitim më raport me Kosovën. Kjo vonesë paraqet rreziqe te ndryshme për Kosovën. Së pari për të nxitur rreziqe të ndryshme të radikalizmit po nxit migrimin e qytetarëve e pastaj Kosova po e paguan këtë çmim”, tha Thaçi.

Ai tha se kjo vonesë e padrejtë e BE po rrezikon dhe vonon proceset e rëndësishme në raport me vendet e rajonit. Në njërën anë kërkohet dialog e në njërën anë qytetarët tanë janë të privuar për të lëvizur lirshëm në Evropë.

“Jemi ballafaquar edhe me reagime të ndryshme. Kam avoku së tepërmi për këto procese. Kjo shpresë e Be në raport më Kosovën s’duhet të jetë shpresë e thatë përndryshe secili qytetar mund të troket në dyert e qyteteve rajonale. Kjo do të nxit edhe reagime të ndryshme edhe më agjendat politike qe mund të lëndojnë këtë konsensus politik dhe qytetar. Kjo mund të paraqet pasoja edhe për siguri dhe stabilitet. Ne kemi implementuar të gjitha kriteret një nga një”, ka thënë Thaçi. /Tribuna/