Eko Higjiena

Thaçi: Nëse nuk reflekton Blloku, shkojmë në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi, në takimin me Këshillin e partisë tha se institucionet e vendit mund të krijohen duke respektuar vullnetin e qytetarëve, vullnet ky i shprehur edhe në zgjedhjet e 8 qershorit.

Sipas tij nuk mund të ketë ridizajnim të këtij ngërçi pa vullnetin e qytetarëve dhe përfshirjen e PDK-së dhe këtë askush nuk mund ta kundërshtojë.

“Nëse për çfarëdo arsye Blloku bllokues i politikës kosovare nuk respekton këtë realitet politik dhe vazhdon me teket apo inatet e vjetra, atëherë lirisht mund të themi se e vetmja rrugëdalje mbetet thirrja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Thaçi tha se i kanë bërë ftesë të gjithë spektrit politik të interesuar për themelimin e institucioneve që të ndodhë bashkëpunimi e që të arrihet marrëveshja.

Ai shtoi se shpreh keqardhje që një marrëveshje e tillë nuk është arritur, nisur nga pozicioni i Bllokut bllokues politik opozitar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.