UBT

Thaçi: Nëse nuk ndodh marrëveshja me Serbinë, do të ketë destabilizim të rajonit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ne konferencën “Zëri i popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, organizuar nga RIDEA, deklaroi se nëse nuk ndodh gjatë këtij viti marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë ka rrezik për destabilizim të rajonit raporton “Zeri.info”.

“Përmbyllja e dialogut me Serbinë në kuadër të marrëveshjen finale është interes nacional i Kosovës. Ne duam që njëherë e gjithmonë ti qartësojmë raportet tona me Serbinë dhe kjo mund të arrihet me një dialog që ka afat kohor, dhe kërkesa të qarta. Nuk kam kurrfarë dilema që marrëveshja do mund do të arrihet këtë vit, por në të kundërtën mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit”, tha Thaçi.

Eco Higjiena

Ai në këtë konferencë e përmendi edhe korrigjimin e kufirit me Serbinë, me ç’rast tha se do të bëjë të pamundurën që të bashkoj Luginën e Preshevës me Kosovën

“Unë me tërë potencialin tim do të bëjë të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbaj pezull shtetin e Kosovës, dhe mos ti jap epilogun e duhur dialogut mes dy vendeve”, tha ndër të tjera ai/Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.