Thaçi: Nëse dështon dialogu, Kosova rrezikon të shndërrohet në Qipro veriore, Oseti…

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media ka thënë se pa normalizim të raporteve, as Kosova dhe as Serbia nuk mund te lëvizin drejt anëtarësimit.
“Nëse ndodh dështimi i dialogut me fajin tonë, Kosova mund të shndërrohet në një Qipro veriore, Oseti, Nagorni Karabah apo Abkazi. BE-ja dhe SHBA-ja janë kundër kësaj gjendjeje të ngrirë, andaj të gjithë në Kosovë e Serbi duhet të punojmë për një marrëveshje te balancuar”, ka thënë Thaçi, raporton lajmi.net.
LEXO EDHE: Thaçi i gatshëm t’ia dorëzojë dialogun Hotit
Sipas tij, këtë liderëve kosovarë në Bruksel ua kanë thënë miqtë e Kosovës.
Këto vende që i përmendi Thaçi janë pa status të definuar dhe nuk njihen si shtete nga bashkësia ndërkombëtare.
Thaçi i gatshëm t’ia dorëzojë dialogun Hotit
Duke folur për kundërshtimin e shefit të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hotit ndaj presidentit Hashim Thaçi si kryernogociator, Thaçi ka thënë se është i gatshëm që t’ia dorëzojë Hotit këtë detyrë, raporton “Zëri.info”.
LEXO EDHE: Thaçi: Bashkimi i Luginës me Kosovën është gati i pamundur
“Hoti ka përvojën e duhur akademike e shkencore në politikat fiskale, prandaj e ftoj ta merr këtë detyrë. Sigurisht se do e përkrahin edhe partitë tjera”, deklaroi Thaçi. /ZËRI