RCCOLA

Thaçi: Nëse bëhemi bashkë, asgjë nuk na ndalë

/ 2 minuta lexim

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar vizitën Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry në Kosovë dhe mesazhet që ka përcjellur ai për spektrin politik.

Thaçi thotë se “ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s”, transmeton Telegrafi.

Ai bëri thirrje për dialog në mes subjekteve politike, duke thënë se “nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë”.

Uji Dea

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/