Hidromorava

Thaçi: Në takimin e Berlinit s’do ketë asnjë propozim plan mbi marrëveshjen Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor në Berlin do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën.

Ai ka bërë të ditur që sipas konsultave të tij të bëra, në këtë ngjarje në Berlin, nuk do të ketë asnjë plan propozimi për marrëveshjen Kosovë-Serbi.

”Si president jam në konsultim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë për zhvillimet në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor. Takimi i Berlinit do të jetë vazhdimësi e interesimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën dhe rajonin tonë. Ne e mirëpresim dhe e përshëndesim këtë iniciativë. Bazuar në konsultat që kam zhvilluar, nuk do të ketë asnjë plan që do të propozohet për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Për më tepër, nuk ka asnjë agjendë të fshehtë prapa këtij takimi”.

Mobi Casa

Thaçi në facebook ka theksuar që ky takim pret të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme të dakorduar paraprakisht rreth perspektivës europiane të rajonit, njofton Klan Kosova

”Presim që, në fund, ky takim të rezultojë me një deklaratë retorike të përgjithshme, paraprakisht të dakorduar mes pjesëmarrësve, e cila ndër të tjera do të rikonfirmojë së paku perspektiven evropiane të rajonit tonë, thellimin e reformave sidomos në sundimin e ligjit, si dhe do të theksojë domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për Kosovën do të ishte tepër dëshpëruese në rast se edhe në këtë takim, Franca dhe Gjermania, dështojnë të harmonizojnë qëndrimet e tyre për vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë. Prandaj, të flasësh për perspektiven evropiane të Kosovës, qoftë edhe vetëm në mënyrë retorike, është më tepër se hipokrizi!”