Fundamenti

Thaçi në Slloveni: Kosova në prag të themelimit të FAK-ut

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Sipas tij, Kosova është konsoliduar si shtet, në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm, se pjesa veriore e vendit është integruar, dhe shtoi se vendi po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike. Po ashtu, Thaçi rikujtoi se Qeveria ka përgatitur Ligjin për Investime Strategjike, si dhe veçoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, rekomandimin për liberalizim të vizave si dhe marrjen e statusit të kandidatit për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dëshmi e reformave në ekonomi, politikë dhe në sundimin e ligjit.Thaçi theksoi se vendi është në prag të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Slloveni është pritur nga homologu i tij, Borut Pahor, me ç’rast është shprehur se Kosova, pas konsolidimit në planit politik, tani ka kthyer vëmendjen nga zhvillimi ekonomik.

“Është kënaqësi që vizitën time të parë bilaterale, si president i Republikës së Kosovës, po e bëj në Slloveni. Është veçanërisht kënaqësi që jam këtu pak para se të shënoni 25-vjetorin e pavarësisë së Sllovenisë. Më lejoni që t’ju uroj të gjithëve, qytetarëve të Sllovenisë, presidentit të Sllovenisë, Qeverisë dhe Parlamentit me rastin e shënimit të kësaj date të rëndësishme për shtetin slloven”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me presidentin slloven, Borut Pahor.

I pari i vendit theksoi se Sllovenia ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse dhe mike e Kosovës dhe se dy shtetet gëzojnë marrëdhënie shembullore bilaterale, gjë të cilën, tha ai, e dëshmon nënshkrimi i njëmbëdhjetë marrëveshjeve për bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor.

Uji Dea

“Sllovenia është investitorja e dytë më e madhe në Kosovë. E falënderoj presidentin Pahor dhe Qeverinë e Sllovenisë për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën, edhe tani kur mbetemi të përkushtuar për forcimin e subjektivitetit të shtetit tonë përmes njohjeve të reja dhe anëtarësimit në organizata shumëpalëshe ndërkombëtare”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Kosova është konsoliduar si shtet, në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm, se pjesa veriore e vendit është integruar, dhe shtoi se vendi po shënon rritje të vazhdueshme ekonomike. Po ashtu, Thaçi rikujtoi se Qeveria ka përgatitur Ligjin për Investime Strategjike, si dhe veçoi nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, rekomandimin për liberalizim të vizave si dhe marrjen e statusit të kandidatit për fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), si dëshmi e reformave në ekonomi, politikë dhe në sundimin e ligjit.

Thaçi theksoi se vendi është në prag të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Thaçi theksoi se Kosova mbetet lidere në rajon për sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, duke thënë se vendi e meriton anëtarësimin në Interpol.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.