FITORJA

Thaçi në SHBA lobon për “korrigjim” të kufijve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vigjilje të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në takime me liderët e vendeve tjera pritet të lobojë për idenë e tij për “korrigjim” të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Me këtë rast krerët shtetërorë të Kosovës do të kenë mundësi të takohen me liderë të vendeve tjera.

Hidromorava

Në takimet bilaterale që do t’i ketë me përfaqësuesit ndërkombëtarë në SHBA kreu i shtetit Hashim Thaçi pritet që si temë të diskutimit ta hapë edhe idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjegjësisht të kërkojë përkrahje lidhur me këtë çështje, shkruan më tutje “Zëri”.

Kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike në vend, të cilët megjithatë mbeten skeptikë se kreu i shtetit do ta sigurojë këtë mbështetje, veçmas kur kihet parasysh fakti që disa shtete me ndikim si Gjermania e Britania tashmë janë deklaruar fuqishëm disa herë kundër këtij opsioni.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e opozitës vlerësojnë se kërkimi i përkrahjes së shteteve të botës mbi idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë është absurde.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.