Hidromorava

Thaçi në “rrugë pa krye”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Iniciativa e presidentit Hashim Thaçi për të krijuar një grup të unitetit në procesin e dialogut me Serbinë s’po përkrahet assesi nga opozita kosovare. Në këtë rrugë të vështirë politike i pari i shtetit, si kryenegociator i këtyre bisedimeve, po synon mbështetjen e partisë më të madhe opozitare (LDK), shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ndonëse tashmë ka paralajmëruar krijimin e një grupi të unitetit rreth procesit të dialogut me Serbinë, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë.

Përkundrazi, partitë opozitare po vazhdojnë të mos e mbështesin mënyrën sesi ka nisur faza finale e dialogut e as udhëheqësin e kësaj etape, presidentin Hashim Thaçi.

FIDANISHTJA

Megjithëkëtë, nga ana e koalicionit qeverisës tashmë kanë nisur përpjekjet për ta bindur të paktën LDK-në për ta mbështetur këtë fazë ashtu si ka nisur, shkruan më tutje “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj para dy ditësh u takua me kryetarin e LDK-së Isa Mustafën, me ç’rast ky i fundit bëri të ditur se me Haradinajn kanë biseduar pikërisht për dialogun me Serbinë.

Megjithëkëtë, nga Kryesia e LDK-së thonë për gazetën “Zëri” se ky subjekt vazhdon të mbetet prapa qëndrimit që kishte rreth kësaj çështjeje, që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe tek pastaj të vendoset për fazën finale të negociatave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.