UBT

Thaçi në pushim 2-vjeçar

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas shtatë vjet qeverisjeje, kryetari i PDK-së dhe kryeministri në ikje, Hashim Thaçi, do të ketë një pauzë gati një vit e gjysmë, për ta marrë postin e presidentit të vendit. Në fillim të vitit 2016 sapo Atifete Jahaga ta përfundojë mandatin, pritet që këtë pozitë t’ia dorëzojë kryeministrit në detyrë, nëse gjithçka shkon sipas marrëveshjes.

Kjo ndarje e posteve buron nga marrëveshja që e kanë arritur ditë më parë dy liderët e partive në koalicion qeverisës. Burime të afërta me kreun e PDK-së i kanë konfirmuar gazetës “Zëri” se palët që kanë hyrë në marrëveshje tashmë kanë bërë ndarjen e pozitave udhëheqëse.

Mobi Casa

Thaçi dhe Mustafa derisa janë marrë vesh që ky i fundit të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, shefi i PDK-së pritet ta marrë postin e presidentit në fillim të vitit 2016, kurse zëvendësi i tij, Kardi Veseli do të pozicionohet në karrigen e të parit të Kuvendit të Kosovës./zeri/