Thaçi: Në Paris u sulmua edhe Kosova

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehi ngushëllimet e tij në librin e zisë të hapur tek Ambasada e Francës në Prishtinë.
“Sulmi qyqar ndaj një gazete humori dhe sulmi sot ndaj një shitoreje hebreje tregojnë se lufta ndaj të keqes nuk zhvillohet vetëm në istikama dhe nuk shihet vetëm në televizor. Kosova i takon po të njëjtës familje, me po të njëjtat vlera dhe të njëjtat pikëpamje mbi botën si viktimat e pafajshme franceze. Prandaj, në Paris është sulmuar edhe Kosova, është sulmuar edhe liria jonë. Dhe, ne do të jemi pranë partnerëve në mbrojtje të saj pa kompromis dhe pa mëshirë ndaj dhunuesve. Franca do të fiton. Ne do të fitojmë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/