Thaçi në Paris takohet edhe me Erdoganin: Ai është mbështetës i fuqishëm i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përgjatë qëndrimit të tij në Paris është takuar edhe me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Thaçi takimin me Erdogan e ka cilësuar të shkëlqyeshëm duke thënë se ai është një mik i vërtetë dhe mbështetës i fortë i Kosovës dhe Ballkanit.
“Jemi gjithmonë mirënjohjes ndaj tij dhe Turqisë për mbështetjen në rrugën tonë të lirisë, pajtimi dhe integrimit Euro-Atlantik”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi.
Thaçi, në Paris ka zhvilluar takime edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.