Thaçi në Panama: Në këso ngjarje, Kosova forcon subjektivitetin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me dhjetëra liderë botërorë, mori pjesë në ceremoninë historike të inaugurimit të zgjerimit të Kanalit të Panamasë.
Me këtë rast, Thaçi theksoi se përfaqësimi i Kosovës në këtë ngjarje, krahas shteteve tjera të botës, forcon subjektivitetin ndërkombëtar të vendit.
Sipas tij gjatë takimeve me liderë të shumtë ka marrë mbështetje të fuqishme për njohje dhe për integrim të Kosovës në mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtarë. /Rtv21/