Hidromorava

Thaçi në Nju Jork takohet edhe me Erdoganin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me delegacionin nga Kosova po qëndrojnë këto ditë në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë këtyre ditëve presidenti Thaçi është takuar me krerë të lartë të vendeve të ndryshme, ku edhe ka ndarë në rrjetin social Facebook detaje nga këto takime.

Mirëpo, takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, presidenti Thaçi nuk e ka bërë publik.

Agjencia turke Anadolu Agency, ka raportuar se Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Nju Jork është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

GRANDEMALL

Në takimin kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP Cevdet Yilmaz.

Takimi, i mbyllur për media, është mbajtur në hotelin “Peninsula”.

Në Nju Jork u mbajt seanca e 73-të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherit është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë në margjinat e kësaj ngjarje. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.