GRANDEMALL

Thaçi në New York Times: Sulmi në Mynih ka prekur zemrat tona

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ndërkaq, gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” raporton se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur të dielën ditë zie për viktimat e sulmit në Mynih dhe është shprehur se viktimat nga Kosova janë heronj të luftës për liri dhe vlerat e përbashkëta në Evropë. “Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës”, New York Times citon presidentin Thaçi.

Vendimi i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur ditën e sotme ditë zie në Kosovë, në nderim të viktimave të sulmit të djeshëm në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe shtetas të Kosovës, dhe në solidarizim me popullin gjerman, ka bërë jehonë në medie të shumta ndërkombëtare.

Agjencia gjermane e lajmeve “DPA” raporton se “në përgjigje të masakrës në Mynih, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të dielën ditë zie në Kosovë”. Sipas dekretit presidencial, njofton DPA, ky vendim vjen si një shprehje e dhembshurisë për tre viktimat shtetas të Kosovës dhe si shenjë solidariteti me Gjermaninë.

Javorja gjermane “Die Zeit” shkruan se një ditë pas të shtënave të tërbuara në Mynih, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditë zie në mbarë vendin. Në mesin e nëntë të vdekurve, tre janë me prejardhje nga Kosova, njofton Die Zeit. Die Zeit e citon presidentin Thaçi i cili ka thënë se viktimat nga Kosova janë heronj të luftës për liri dhe vlerat e përbashkëta evropiane dhe se sulmi në Mynih ka “ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjën e Evropës.

UBT

Në mesin e medieve të shumta gjermane që kanë raportuar për vendimin e presidentit Thaçi për të shpallur ditën e sotme ditë zie në mbarë vendin janë edhe e përditshmja “Die Welt”, gazeta “Bild”, televizioni gjerman “NTV”, e kështu me radhë.

Ndërkaq, gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” raporton se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka shpallur të dielën ditë zie për viktimat e sulmit në Mynih dhe është shprehur se viktimat nga Kosova janë heronj të luftës për liri dhe vlerat e përbashkëta në Evropë. “Ky akt i dhunës ka prekur zemrat tona dhe ndërgjegjen e Evropës”, New York Times citon presidentin Thaçi.

Edhe gazeta britanike “The Independent” the televizioni britanik “Sky” kanë raportuar për vendimin e presidentit Thaçi për të shpallur ditën e sotme ditë zie për viktimat e sulmit në Mynih, ku në mesin e viktimave janë edhe tre shtetas të Kosovës. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.