Eko Higjiena

Thaçi: Në mesin e qershorit presim rekomandimin për vizat

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur para mediave pas përfundimit të Samitit të Sofjes mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit e ka quajtur historike, pasi, sipas tij, kjo ka qenë hera e parë që Kosova merr pjesë në një samit të tillë e barabartë me të gjitha vendet e rajonit.

Thaçi ka thënë se Kosova në këtë samit është përfaqësuar dinjitetshëm.

“Ne kemi arritur të marrin hapin shpejt, të zhvillojmë demokracinë dhe të zëmë hapin me vendet tjera”, është shprehur Thaçi.

Ai duke folur për deklaratën që ka dalë nga Samiti i Sofjes, ka thënë se pika dy e kësaj deklarate është më e rëndësishmja, ku konfirmohet mbështetja e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Thaçi ka thënë se presin që në mesin e qershorit të marrin rekomandimin për vizat. /Telegrafi

Thaçi tregon mesazhin nga Sofja: Harrojeni perspektivën evropiane pa fqinjësi të mirë

Fundamenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se ai në Samitin e Sofjes ka takuar liderët e të gjitha shteteve, duke përfshirë këtu edhe presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin Angela Merkel.

Thaçi këto komente i ka bërë në një konferencë për media.

Ai ka thënë se është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku sipas tij, takimi është ndërmjetësuar nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.

“Në këtë takim është përsëritur përkushtimi që të fillojmë përgatitjet për fazën përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si mënyrë që të dyja palët të arrin paqe dhe stabilitet, i cili do të kishte reflektimi për rajonin në përgjithësi”, ka theksuar Thaçi.

Ai ka thënë se deklarata e Sofjes përmban pika të rëndësishme, e sipas tij, pika e dytë është më e rëndësishmja.

“Kjo pikë thotë qartë dhe riafirmon mbështetjen pa ekuivoke për perspektivën e Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Thaçi.

Ai ka thënë se mesazhi kryesor që e kanë dhënë përfaqësuesit e vendeve të fuqishme të BE-së për liderët e vendeve të Ballkanit, është sipas tij, se pa fqinjësi të mirë duhet të harrohet perspektiva evropiane. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.