FITORJA

Thaçi në kërkim të mbështetjes së SHBA-së për kufijtë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të takojë John Boltonin, këshilltarin për Siguri të presidentit të SHBA-së Donald Trump, po ashtu edhe sekretarin e Departamentit të Shtetit Mike Pompeo dhe zyrtarët të tjerë të lartë amerikanë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në këto takime është bërë e ditur se do të bisedohet për marrëveshjen finale me Serbinë, ndërsa analistët politikë vlerësojnë se Thaçi do të bëjë përpjekje për të marrë mbështetjen e SHBA-së për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Sipas tyre, kjo vizitë do të jetë vendimtare për idenë e korrigjimit të kufijve me shtetin serb, pasi vlerësojnë se nëse zyrtarët amerikanë vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë ide, atëherë Thaçi do të fillojë zmbrapsjen, në të kundërtën thonë se do të fuqizohet ideja e ndryshimit të kufijve.

Mobi Casa

Në njoftimin për medie të Presidencës thuhet se Thaçi në Washington do të takohet me zyrtarët e lartë amerikanë, duke përfshirë edhe Boltonin e Pompeon. “Në këto takime presidenti Thaçi do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës e Serbisë, e cila i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe i hap rrugë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.