ARKATANA

Thaçi në Kanada: Kosova, shembull i paqes dhe stabilitetit në rajon

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka përparuar në secilën fushë, përfshirë atë ekonomike dhe se e ardhmja e saj është në BE dhe NATO, duke qenë shembull i promovimit të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai gjatë fjalës së tij para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit kanadez, ka folur për të arriturat e Kosovës në një dekadë si shtet dhe për zhvillimet në Evropën Juglindore.

Kreu i shtetit tha se për pesë vjet Kosova dhe Serbia janë angazhuar në dialog, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të dyja shteteve dhe për herë të parë janë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë të rëndësishme edhe për paqen në rajon.

“Jemi duke punuar për fqinjësi të mirë dhe pajtim ndërmjet dy shteteve dhe ne promovojmë dialogun në rajon, ku kemi marrëdhënie të mira me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, është shprehur ai.

Ndër tjera, shefi i shtetit ka thënë se sfida kryesor e Kosovës është konsolidimi i shtetit në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se Rusia ka tentuar të pengojë anëtarësimin e vendit tonë në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

ARKATANA

Presidenti Thaçi ka shprehur rëndësinë e mbështetjes së Kosovës për anëtarësim në Interpol, me qëllim të rritjes së sigurisë në luftën kundër terrorizmit.

Ai ka tërhequr vërejtjen se shtyrja e proceseve evropiane hap rrugën për ideologjitë e huaja, si ato ruse për të depërtuar në Ballkan.

Thaçi ka përmendur edhe emërimin e prokurorëve serbë në veri, të cilët implementojnë ligjet e Kosovës, si pjesë e dialogut të zhvilluar në Bruksel me Serbinë, ndërsa ka folur edhe rreth FSK-së, për të cilën tha se ka më shumë se dhjetë për qind nga radhët e minoriteteve.

Ndër tjera, presidenti Thaçi tha se në Kosovë ka tolerancë ndërmjet të gjitha religjioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.