United Hospital

Thaçi: Ne i përmbushëm detyrat tona, jam i sigurt se BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Kosovës ka ratifikua marrëveshjen e demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Menjëherë pas kësaj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova ka përmbushur detyrimet, prandaj shumë shpejtë edhe qytetarët do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, transmeton Indeksonline.

Thaçi ka thënë se Kuvendi i dha fund paqartësisë së panevojshme politike rreth vijës kufitare me Malin e Zi dhe se ratifikimi i sotëm që mbajti peng përplot tre vite liberalizimin e vizave për qytetarët, ishte veprim i drejtë i shumicës parlamentare.

Thaçi ka shtuar se tani duhet që me hapa të përshpejtuar, të zbatohet pako e reformave, të krihet një dinamikë e re në procesin e anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO.

Shkrimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës i dha fund paqartësisë së panevojshme politike rreth vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i sotëm i marrëveshjes ndërshtetërore, që mbajti peng përplot tre vjet liberalizimin e vizave për qytetarët tanë, ishte veprim i drejtë i shumicës parlamentare. Ishte një veprim që garanton dhe forcon të ardhmen euroatlantike, duke i hapur rrugë shumë proceseve të rëndësishme për shtetin tonë.

Uji Dea

Kosova ka humbur mjaft kohë me këtë çështje, e cila padrejtësisht ngadalësoi hapin shtetëror përpara, duke krijuar ndarje politike e shoqërore, që mbase është vështirë të kompensohen për një kohë të shkurtër. Megjithatë, votat e sotme të deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë shpresëdhënëse se ata më s’do të ndikohen nga interesat ditore politike, por nga interesi strategjik i Kosovës.

Konsensusi i gjerë i arritur në Kuvendin e Kosovës duhet të shërbejë si platformë afatgjate e bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike, sidomos kur në pyetje është interesi shtetëror. E pikërisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje e tillë e interesit shtetëror, në të cilën ne duhet të jemi të bashkuar.

Ne i përmbushëm detyrimet tona, prandaj shumë shpejt edhe qytetarët tanë do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sepse jam i sigurt se edhe BE-ja do t’i bëjë detyrat e saj pa humbur kohë.

Tani duhet që me hapa të përshpejtuar, duke zbatuar pakon e reformave, të krijojmë një dinamikë të re në procesin e anëtarësimit të vendit tonë në BE dhe NATO. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.