FITORJA

Thaçi në Hagë: Në UÇK nuk ka pasur fundamentalist islam

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi ka mbajtur një fjalim sot në Institutin e Hagës për Drejtësi ka folur për karrierën e tij politike por është ndalur në mënyrë specifike për kohën kur ai ka qenë drejtues politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haga i cili ka qenë vendi ku është mbajtur Tribunali i Hagës për krimet në ish-Jugosllavi përfshirë edhe luftën e Kosovës, do të jetë vendi ku do të funksionoj Gjykata Speciale, e cila do të hetoj krimet e supozuara të prestarëve të caktuar të UÇK-së bazuar në raportin e eurodeputetit Dick Marty, në të cilën përmendet edhe Hashim Thaçi.

Thaçi sipas prokurorisë Speciale edhe pse Thaçi është zgjedhur president nuk ka imunitet në rast se ndaj tij ngritet ndonjë aktakuzë.

Por për Thaçin krejt lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, edhe pse ai personalisht“ gjithmonë i ka urryer luftërat”.

UÇK sipas Thaçit ka funksionuar bazuar në pesë parime, por për të katërtin nuk ka folur asnjëherë më parë.

Parimi i katërt flet për fenë.

“Lufta jonë assesi nuk do të përmbante motive apo ngjyrime fetare. Mund të them me krenari se ia dolëm që të mbanim larg çfarëdo përpjekje e ideologji fetare apo luftëtarë fetarë për të depërtuar në radhët e UÇK-së. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, asnjë fundamentalist islam nuk është lejuar të bëhet pjesëtar i UÇK-së”, ka thënë Thaçi.

Duke e argumentuar këtë parim, ai tha se është krenar që “gjatë gjithë luftës, në vitet 1998 dhe 1999, as edhe një objekt fetar apo kulturor ortodoks serb nuk është prekur”.

UBT

Ja dhe 5 parimet e tjera të UÇK-së sipas Thaçit.

E PARA: Ne nuk do të përdornim terrorizmin si metodë. Prandaj, nuk do të hidhnim asnjë bombë në Beograd dhe asnjë veprim kundër civilëve kudo. Qëllimi ynë ishte që ta largonim ushtrinë dhe policinë serbe nga Kosova. UÇK-ja asnjëherë nuk ka ndërmarrë veprime jashtë territorit të Kosovës dhe nuk ka kryer sulme ndaj civilëve.

E DYTA: Mbështetja logjistike dhe financiare do të pranohej vetëm në baza vullnetare, nga diaspora në mbarë botën. Dhe asnjëherë nëpërmes ndonjë lloji të aktiviteteve kriminale.

Dhe kështu edhe ndodhi.

E TRETA: Ne kërkonim mbështetje dhe përqafonim vlerat perëndimore dhe integrimin euroatlantik. Disa nga miqtë mi ishin marksistë të majtë në fillim, disa ishin nacionalistë të djathtë, disa ishin pjesëtarë të shoqërisë civile dhe të medieve në Prishtinë, por kemi pasur konsensus se pas rënies së Murit të Berlinit, ne do të mbështesnim aleancat e kombeve evropiane dhe të SHBA-së. Kjo gjithashtu nënkuptonte se ne do të bashkëpunonim dhe të luftonim për një sistem demokratik.

E KATËRTA: Lufta jonë assesi nuk do të përmbante motive apo ngjyrime fetare. Mund të them me krenari se ia dolëm që të mbanim larg çfarëdo përpjekje e ideologji fetare apo luftëtarë fetarë për të depërtuar në radhët e UÇK-së. Asnjëherë, në asnjë rrethanë, asnjë fundamentalist islam nuk është lejuar të bëhet pjesëtar i UÇK-së.

Jam krenar të them se gjatë gjithë luftës, në vitet 1998 dhe 1999, as edhe një objekt fetar apo kulturor ortodoks serb nuk është prekur.

E PESTA: Ne kërkonim pavarësinë e Kosovës si një kompromis. Disa shqiptarë kërkonin për të bashkuar të gjithë shqiptarët në një shtet. Serbia donte vetëm të kishte Kosovën brenda Serbisë, pa i dhënë të drejtën popullit tonë për të zgjedhur fatin e tij. Kompromisi – si zgjidhje e mesme – ishte Kosova e pavarur. As bashkimi me Shqipërinë dhe as me Serbinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.