Mobi Casa

Thaçi në Gjilan diskuton për zgjedhjet lokale , e shtynë zgjedhjen e kryetarit

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Shefik Surdulli koordinator i PDK-së në Gjilan tha se Hashim Thaçi ishte në takimin e degës së PDK-së dhe ka folur për mobilizimin dhe mesazhin e qartë për fitoren e PDK-së, me një unitet të plotë brenda partisë. Megjithatë sipas burimeve të rajonipress Thaçi ka thënë se javën tjetër do të takohet këshilli i degës derisa ka sqaruar se kandidati i PDK-së nuk është e thënë që të jetë edhe kandidatë për kryetar komune.

Hashim Thaçi ishte në takimin e degës së PDK-së në Gjilan dhe shpejt ka ikur pa thënë asnjë fjalë nga selia e këtij subjekti politik. Ka pasur fjalë, komente nga më të ndryshmet, por megjithatë Thaçi në këtë takim konsultativ më shumë ka folur për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mobilizimin e degës së PDK-së në Gjilan për t`i fituar këto zgjedhje.

Shefik Surdulli i cili është zgjedhur shef i shtabit të PDK-së për zgjedhjet lokale tha për rajonipress se Thaçi ishte në këtë takim me tërë ekipin e tij për të folur për përgatitjet për mobilizimin e PDK-së së Gjilanit dhe ka dhënë një mesazh të qartë për fitoren e PDK-së, me unitet të plotë brenda partisë.

Edhe Qemajl Mustafa i kontaktuar nga rajonipress tha se në këtë takim ka pasur më shumë konsultime e diskutime derisa atmosfera ishte miqësore e relaksuese. Rreth kandidaturave dhe përfoljes së tyre Mustafa tha se kishte pak hezitim me hy në këtë proces edhe pse tek kandidatët ka tolerancë.

Ndërsa sipas burimeve të rajonipress Thaçi ka thënë se javën tjetër do të takohet këshilli i degës për të zgjedhur kryetarin e degës. “Nuk do të thotë që kandidati i PDK-së të jetë edhe kandidatë për kryetar të komunës derisa zgjedhja e kryetarit do të bëhet me mbështetjen edhe të strukturave të partisë” ka thënë Thaçi.

Uji Dea

“Sot Partia Demokratike e Kosovë është në një pozitë shumë më të fuqishme dhe më të favorshme për të hy në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe fuqishëm do t’i fitojmë ato së bashku me strukturat e degës dhe qytetarët e Komunës së Gjilanit. Duke u bazuar në të gjitha sondazhet e bëra, PDK del partia e parë në vend, që qytetarët shprehin besimin për të. Asnjë subjekt tjetër në Kosovë, nuk mund të ofroj dhe prezantoj qeverisje më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Gjilanit pos Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi. Ne kemi aprovuar dhe investuar projekte të rëndësishme në Komunë dhe do të jemi përkrahës të qeverisë lokale në çdo formë dhe çdo moment kur është nevoja” ka thënë Thaçi

Partia Demokratike e Kosovës ka traditë politike, qëllim, vizion dhe vlera të cilat i kanë besuar qytetarët për disa mandate, prandaj edhe në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e Kosovës dhe Komunës së Gjilanit do të besojnë në qëllimin dhe vizionin që ka Partia Demokratike e Kosovës ka thënë Thaçi.

Në këtë takim me aprovimin e kryesisë së degës është caktuar Shefik Surdulli si shef i shtabit për zgjedhjet lokale dhe Arzije Nuhiu zëdhënëse e PDK-së.

Ndryshe në këtë vizitë Thaçi shoqërohej edhe nga Adem Grabovci e Basri Musmurati derisa fotografij që ka siguruar rajonipress dëshmon për një atmosferë tepër relaksuese./rajonipress/

Mund të ju interesoj: