Fundamenti

Thaçi në “fron”, Kosova në tension

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për t’u zgjedhur president i vendit. Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës as që e vënë në dyshim çështjen e numrave, edhe pse drejtuesit e Listës Serbe ende nuk kanë dalë me qëndrim përfundimtar.

Pos të gjitha votave të PDK-së, Thaçi pritet t’i marrë edhe votat e Grupit Parlamentar “6+”. Nga LDK-ja mësohet se vetëm Vjosa Osmani dhe Adem Salihaj janë kundër zgjedhjes së Thaçit president. Në votimin e presidentin nuk do të marrin pjesë deputetët e opozitës si dhe deputeti, Gëzim Kelmendi, i cili është pa grup parlamentar. Tashmë është paralajmëruar se opozita do të bëjë përpjekje që ta pengojë mbajtjen e seancës dhe gjithashtu do të protestojë jashtë Kuvendit duke ftuar edhe qytetarët që të kundërshtojnë para Kuvendit zgjedhjen e Thaçit president.

ARKATANA

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ka thënë se e premtja do jetë ditë feste në Kosovë, ndërsa është shprehur i bindur që shefi i tij, Hashim Thaçi, i ka të sigurta votat për president./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.