ARKATANA

“Thaçi në burg pa gjyq”, Grenell godet Evropën: Kur të dalë t’i padisë Hagën në një gjykatë amerikane

/ 2 minuta lexim
HW

Emisari i Presidentit Amerikan për Misione të Veçantë, Richard Grenell, në vazhdimësi ka kritikuar procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale të Hagës. Kritika e tij ka qenë edhe për faktin se Thaçi po mbahet në paraburgim tashmë prej pesë vitesh, shkruan Express.

Sipas politikanit amerikan, kjo është edhe një nga arsyet se pse Evropa po dështon. Grenell ka thënë se një numër i madh i politikanëve evropianë janë duke heshtur për këtë fakt, që Haga e mban një president të një shteti në burg për pesë vite pa gjyq.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që heshtin rehat për Hagën që mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat më shumë vite. Është një sistem brutal arkaik i drejtuar nga elitat”, ka shkruar Grenell në X.

HW

Grenell ka thënë se kjo s’është drejtësi dhe sipas tij askush s’duhet të marrë më këshilla që lidhet me proceset gjyqësore nga ndonjë evropian.

Në fund të reagimit të tij, Grenell ka thënë se shpreson që Hashim Thaçi kur të dalë nga aty t’i padisë të gjithë ata në Hagë në një gjykatë të Amerikës

“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë – në fund të fundit, janë para të taksapaguesve amerikanë”, ka shkruar Richard Grenell./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.