Thaçi në Bruksel shpreh zhgënjim për mos liberalizim të vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencë për media pas takimit me liderët e rajonit ka thënë se ishte një takim dhe mundësi e mirë për Ballkanin Perëndimor.
Thaçi ka thënë se ka shprehur zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave, raporton lajmi.net.
“Falënderoj Mogherinin për këtë takim dhe për mundësinë që i dha Ballkanit Perëndimor për nevojat dhe vizionin që e kemi për vitet e ardhshme. Vlerësoj se rajoni ka pasur suksesin solid. Theksova zhgënjimin e madh që Kosova ka pasur për liberalizmin e vizave”, ka thënë ai.
Sipas Presidentit, Kosova e ka rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
“Kosova ka kryer obligimet e veta tash BE-së dhe shtete anëtare duhet të marrin vendimet në javët dhe muajt e ardhshme. Besoj se ky vendim do të merret në javët e ardhshme, do të merret shumë shpejt”, ka thënë presidenti pas”, ka thënë ai. /Lajmi.net/