Fundamenti

Thaçi : Në bisedimet e Brukselit kemi lëvizur mençur

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Hashim Thaçi ka çmuar thirrjen e Beogradit për serbët e Kosovës, që ata të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të nëntorit, që ka qenë edhe pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo thirrje është e mirëpritur nga ana ime”, ka thënë kryeministri Thaqi të enjten në Gjilan. Ndërkaq, sa u përket raporteve me Serbinë, kryeministri Thaçi ka thënë se nuk është përmbyllur ende procesi i fqinjësisë së mirë me Serbinë, që është një standard i të ardhmes evropiane, sikurse edhe me vendet tjera të rajonit, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Thaçi ka përjashtuar ndikimin e Serbisë përmes Brukselit për të rritur numrin e pjesëmarrësve serbë në zgjedhjet e Kosovës, duke thënë se KQZ është institucion i pavarur në organizimin e zgjedhjeve dhe si institucion e ka mbështetjen e qeverisë së Kosovës.

Ndryshe, ai tha se pala kosovare e ka dëshmuar vullnetin e saj për t`i zbatuar marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të njëjtën gjë e kërkon dhe pret edhe nga pala serbe. Ai tha se në këto bisedime kemi lëvizur mençur dhe në mënyrë të kujdesshme./rajonipress/