Fundamenti

Thaçi: Në asnjë rrethanë nuk do të diskutohet për Ujmanin dhe veriun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se ideja për shkëmbimin e territoreve apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”, është e vetmja zgjidhje për ta përfunduar konfliktin në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi në një debat të thirrur nga Instituti Demokratik i Kosovës, me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, tha se me këtë proces nuk do të do të ketë ndarje e as shkëputje të pjesës veriore.

Ai tha se në asnjë rrethanë nuk do të bisedohet për Ujmanin e as për qytetin e Mitrovicës, por se ky proces do do të shënojë fundin e konfliktit të gjatë në mes të dy vendeve.

Uji Dea

“Njohja reciproke mund të përcillet me një proces të dakorduar të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por, theksoj nuk do të ketë ndarje e as shkëputje të pjesës veriore”, tha Thaçi.

“Nuk do të bisedohet kurrë në asnjë rrethanë as për Gazivodën e as për qytetin e Mitrovicës. Ky proces do të shënojë fundin e konfliktin e gjatë mes Kosovës e Serbisë, e jo siç thonë do të zgjojë konflikte. Fundi i konfliktit do të vijë duke bërë kufirin e qartë mes vendeve tona”, tha Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.