UBT

Thaçi në Amerikë falënderon demokratët, merr përkrahje nga republikanët

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përmbyllur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takoi zëvendëspresidentin Joe Biden dhe senatorë e kongresmenë të shumtë demokratë dhe republikanë.

Gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë,kryetarit të Kosovës i është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga zëvendëspresidenti Biden për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe integrimin e plotë euroatlantik.

Por, mbështetje për integrimin dhe zhvillimin e shtetit tonë, presidentit Thaçi i është premtuar edhe nga senatorë e kongresmenë të partisë demokrate dhe asaj republikane.

Numri një i Kosovës në Uashington është takuar edhe me senatorin dhe ish-kandidatin republikan për president, Bob Dole, i cili ditë më parë u emërua zëvendësshef i ekipit transitor të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Në fokus të bisedës së Thaçit me senatorin Dole ishin zhvillimet aktuale në Kosovë dhe nevoja që SHBA-ja të vazhdojë të luajë rol udhëheqës në të gjitha proceset e rëndësishme në Kosovë dhe në rajon.

Pas takimin me senatorin Dole, ai u prit edhe nga presidenti i Këshillit Atlantik, Frederick Kempe, me të cilin bisedoi për aspiratën e qytetarëve të Kosovës për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike.

Kreu i shtetit në Uashington u prit edhe nga senatori Bob Corker, i cili njëherësh është Kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin amerikan.

Eco Higjiena

Në këtë takim, senatori Corker i ka rikonfirmuar presidentit Thaçi përkrahjen e SHBA-së për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Gjatë qëndrimit në SHBA, ai takoi edhe ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, e cila ishte përkrahëse e madhe e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu, presidenti Thaçi zhvilloi një takim edhe me ish-zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit dhe presidentin e “Brookings Institute”, Strobe Talbott.

Ai takoi edhe anëtarin e Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmenin Eliot Engel, kurse pas tij edhe senatorin John McCain.

Me senatorin McCain, presidenti bisedoi për të gjitha zhvillimet në rajon dhe më gjerë, duke u përqendruar në nevojën që SHBA-ja të vazhdojë me rolin e saj udhëheqës në Kosovë.

Një takim të rëndësishëm, presidenti Thaçi kishte edhe me senatoren Joni Ernst nga shteti i Ioëas, ku biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe shtetit të Ioëas, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të senatores Ernst në cilësinë e anëtares së Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senatin amerikan.

I pari i vendit në Uashington takoi edhe kongresmenen nga Teksasi, Sheila Jackson Lee, njëherësh anëtare e Komitetit për Siguri Kombëtare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.