Thaçi: Ndërhyrja e NATO-s ishte shpresë e re për popullin tonë

Presidenti i sapozgjedhur, Hashim Thaçi, në një postim në Facebook, ka kujtuar ndërhyrjen e Aleancës së NATO-s ndaj ceqeve të ushtrisë e policisë serbe 17 vjet më parë, gjatë luftës në Kosovë.
Ai ka thënë se ndërhyrja e NATO-s 17 vjet më parë ishte një kapitull i ri i historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësisë sonë.
Postimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:
“Ndërhyrja e NATO-s, 17 vite më parë, ishte një shpresë e re për popullin tonë, që po përjetonte terrorin shfarosës të regjimit të Millosheviqit. Mundësitë diplomatike për të parandaluar këtë terror që tronditi botën e qytetëruar kishin shteruar dhe, për të mbrojtur vlerat e këtij qytetërimi njerëzor, ndërhyrja e NATO-s ishte bërë e pashmangshme. Ajo ishte një kapitull i ri i historisë së Kosovës, që i hapi rrugën çlirimit dhe pavarësisë sonë. Jemi përjetësisht mirënjohës! HTH”.