GRANDEMALL

Thaçi: Ndaleni dhunën, nuk jemi në Lindjen e Mesme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Tetë vjet pas pavarësimit të Kosovës nga Serbia, ngjarje që u shënua me gëzim nga shqiptarët, skena kaotike të hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët në parlament vështirë se japin ndjenjën e një shteti me funksionim të suksesshëm.Edhe përkundër progresit të ngadalshëm, ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, i cili edhe lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës më 2008 dhe mbajti dy mandate në postin e kryeministrit, thotë se është “plotë shpresë”.

“Vendi po ndryshon, nuk jemi të përkryer, e di se duhet bërë më shumë, por megjithatë po shkojmë përpara”, ka thënë ai për AFP në ndërtesën qeveritare, eksterieri i së cilës ende ka shenja të zjarrit dhe dëmeve tjera të shkaktuara nga trazira e fundit.

“Nuk ka arsye për të përdorur dhunë. Jemi në Evropë, nuk jemi ndonjë vend i Lindjes së Mesme”, ka theksuar Thaçi, transmeton Koha.net.

Politikani i fuqishëm, sipas AFP-së, i cili është edhe pretendenti kryesor për t’u bërë president këtë vit, ka potencuar progresin që vendi ka arritur në bisedimet me Serbinë për “normalizimin” e marrëdhënieve, të cilat i ndihmuan Kosovës të nënshkruajë një marrëveshje para-anëtarësimi me BE-në në muajin tetor.

Ai theksoi se marrëveshjet e arritura me Beogradin ishin në “bashkëpunim të plotë” me BE-në dhe SHBA-të – një aleat i palëkundur i Kosovës që nga fushata bombarduese e NATO-s kundër Serbisë që i dha fund konfliktit të vitit 1999.

Fundamenti

Dikur lider politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Thaçi është akuzuar për udhëheqje të një rrjeti kriminal i përfshirë në trafikim organesh dhe vrasje gjatë dhe pas luftës – pretendime të cilat ai i hedh poshtë fuqimisht.

Sot 47-vjeçari është i rrethuar nga një ekip i të rinjve energjikë që promovojnë Kosovën përmes mediave sociale dhe mjeteve tjera në kërkim të njohjes së plotë.

Por, Albin Kurti, deputet opozitar dhe udhëheqës i protestave të fundit dramatike, thotë se masat e përdorura [në Kuvend dhe jashtë tij] janë e vetmja mënyrë për të shpëtuar Kosovën.

“Ndoshta njerëzit do të tronditen paksa”, ka thënë Kurti për AFP-në nga zyra e tij në Prishtinë, pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak për shkak të aktiviteteve të tija.

“Por mendoj se shumica e popullit do ta kuptojë se vendi është në vuajtje të tmerrshme, se është në rrezik të madh, nëse këta deputetë detyrohen të ndërmarrin veprime të këtilla”, ka thënë më tej ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.