Fundamenti

Thaçi: Na duhet një Parlament i qëndrueshëm, Gjilani kësaj radhe është i PDK-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hashim Thaçi të premten ka qëndruar në Gjilan ku fillimisht ka vizituar kompaninë “Ask Food” dhe ka premtuar ndihmë për bizneset e Gjilanit. Kurse në Spitalin e Gjilanit ka bashkëbiseduar me punëtorët shëndetësor. Thaçi tha se çdo vit do të ketë rritje edhe në shëndetësi për 25 % derisa tha se Kosovës i duhet një Parlament i qëndrueshëm. Gjilani kësaj radhe është i PDK-së dhe përqafone “Misionin e Ri” dhe tejkaloni librezat partiake ishte porosia e Thaçit.

Hashim Thaçi në një bashkëbisedim me punëtorët shëndetësor në Gjilan ka thënë se gjatë gjithë jetës së tij ka marrë vendime të rënda, por të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. “Edhe tani para jush keni një vendim të rëndësishëm për të përqafuar “Misionin e Ri” që i duhet Kosovës dhe nevojave të saj” u shpreh Thaçi raporton rajonipress.

Thaçi u tha mantelbardhëve se për këtë kategori çdo vit do të ketë nga 25% rritje të pagës. “Ju jeni njerëz të një profesioni shumë human e fisnik dhe mbështetja për ju dhe punën e tuaj praktikisht është mbështetje për vetën tonë. Ju lus që të punoni e kontribuoni edhe më tepër sepse shëndetësia kosovare përkundër ecjeve pozitive, ende na duhet ta përmirësojmë imazhin e saj u shpreh Thaçi.

GRANDEMALL

Thaçi tha se askush nuk ka nevojë të ndihet keq rreth përcaktimit partiak.”Pyetni të tjerët çfarë kanë bërë për ju dhe e gjeni përgjigjen. Kësaj radhe Gjilani do të fitojë me PDK dhe është i joni. Gjilani shkoj si shkoj në zgjedhjet lokale, por tani jemi të mobilizuar dhe do e fitojmë këtë garë me kandidatët e mirë që i keni” u shpreh Thaçi.

Thaçi sërish ka përsëritur idenë e tij për 200 mijë vende të punës dhe Fondin prej 1.5 miliard dollarësh.”Isha edhe te “Ask Foods” dhe edhe atyre u premtova ndihmë sepse ata mbajnë 160 familje.”Misioni i Ri” është për të gjitha kategoritë dhe ju lus që ta përqafoni atë u shpreh Thaçi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.