Fundamenti

Thaçi mund ta çojë vendin në zgjedhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Mundësia për mbajtjen e zgjedhjeve të reja ende nuk është evituar. Marrëveshja e arritur në mes PDK-së dhe LDK-së për bashkëqeverisje, sado që teorikisht e ka shmangur këtë opsion, në kuptimin praktik e ka lënë të hapur atë. Kjo për faktin se ende nuk dihet se si do të akomodohet shefi i PDK-së, Hashim Thaçi.

Në rast se ai nuk e siguron ardhjen në krye të shtetit, atëherë, e gjithë marrëveshja mund të bie poshtë. Të paktën këto janë vlerësimet e njohësve të rrethanave politike në vend, sipas të cilëve për shkuarjen në zgjedhje të reja duhet të ketë pajtim si nga ana e vendorëve ashtu edhe të faktorit ndërkombëtar.

Fundamenti

“Çështja e zgjedhjeve në Kosovë varet edhe prej faktorit vendor, partive politike dhe liderëve, por edhe prej bashkësisë ndërkombëtare. Në këtë kontekst pra nuk ka pas vullnet të partive politike e as të bashkësisë ndërkombëtare që të shkohet në zgjedhjet e reja, prandaj edhe ky opsion pothuajse ka qenë inekzistente”, ka thënë Artan Muhaxhiri për Tribunën…(Tribuna).