ARKATANA

Thaçi: MSA, mundësi për zhvillim ekonomik

/ 1 minutë lexim
HW

MSA është marrëveshje, e cila paraqet mundësi për zhvillim ekonomik të vendit dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Kështu tha presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në konferencë e nivelit të lartë për marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të BE-së dhe Kosovës.

Sipas Thaçit, ajo do të ndikojë në rritjen e besimit të investitorëve të huaj, të cilët do të shprehin interesim për investim në vendin tonë.

HW

“Askush nuk mund të thotë se Kosova është e përsosur, por muret që na kanë ndarë në të kaluarën janë shembur. Me punën tonë ne do ta rrisim besimin e qytetarëve tek shteti ynë. Kam besim se spektri politik kosovar do të ndërtojë një kod dhe nuk do të ketë më njerëz me aktakuza në institucione dhe lista zgjedhore”, tha Thaçi.

Sipas tij, institucionet po bëjnë punën më të mirë të mundshme, prandaj thotë se Kosova do të ketë sukses.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.