Fundamenti

Thaçi: MSA-ja, hapi më i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar nënshkrimin e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së, duke thënë se Kosova po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE.

Ai shkruan se kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces.

UBT

“Kosova sot po bën hapin më të rëndësishëm drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-s është një dëshmi e suksesit të shtetit të Kosovës dhe e përkushtimit tonë për vlera evropiane. Kjo marrëveshje kontraktuale përmban obligime të dyanshme: zotim të Kosovës për reforma dhe zotim të BE-së për të na ndihmuar shumë më shumë në këtë proces, deri në përmbushjen e perspektivës evropiane”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/