Fundamenti

Thaçi: Mosndriçimi i fatit të Hotit dëshmi e natyrës kriminale serbe

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Më 16 maj të vitit 1999 në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur, Ukshin Hoti. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se mos ndriçimi i fatit të Hotiti është dëshmi e natyrës kriminale të shtetit serb.

“Që 21 vjet ende nuk dihet për fatin e profesorit, intelektualit dhe veprimtarit të shquar kombëtar Ukshin Hoti, i cili e kaloi një pjesë të jetës nëpër burgjet jugosllave dhe serbe. Profesori Hoti që në vitin 1981 përkrahu idenë dhe kërkesën për Republikën e Kosovës, duke u bazuar në të drejtën historike dhe në konceptin e zhvillimit të Kosovës si entitet politik, që nuk mund të mbetej nën administrimin e Beogradit”, Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka kujtuar veprimtarinë e Ukshin Hotit .

Thaçi u shpreh se në mënyrë sistematike ushtroi dhunë, burgosje, vrasje, djegie, masakrime dhe gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës, veçanërisht në vitet 1998 dhe 1999.

Mobi Casa

“Rasti i profesor Hotit dhe i të pagjeturve tjerë janë dëshmi se për të arritur paqe të qëndrueshme duhet të mbyllen të gjitha plagët e hapura nga lufta, të ketë drejtësi për viktimat dhe dënime për përgjegjësit”, ka shkruar presidenti.

Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti edhe sot e kësaj dite konsiderohet ende i zhdukur./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.