RCCOLA

Thaçi: Momenti i fundit për gjetjen e një zgjidhje

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie ka shprehur shqetësimin për tejzgjatjen e krizës politike në vend. Ai ka thënë se është momenti i fundit që të arrihet një marrëveshje në mes të dy blloqeve politike.

“Është koha e fundit që të ulemi dhe të bisedojmë i gjithë spektri politik, për të gjetur mënyrën për formimin e institucioneve të vendit, gjithmonë duke respektuar vullnetin e qytetarëve dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Thaçi.

Mobi Casa

Ai më tej është shprehur i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike djathtiste.

“Jam i gatshëm që të bisedojë me të gjitha partitë e krahut të djathtë”, ka shtuar Thaçi.