UBT

Thaçi merr përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka takuar senatorin Ben Cardin, udhëheqës i Komitetit të Helsinkit në OSBE.
Zëvendëskryeministri Thaçi e ka njoftuar senatorin Cardin për krijimin e qeverisë së re si dhe angazhimin e saj për transformimin e FSK-së në Forcën e Armatosur të Kosovës.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi dhe senatori Cardin kanë diskutuar edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëveshjet e arritura deri më tash ndërmjet dy shteteve.

Zëvendëskryeministri Thaçi gjithashtu e ka njoftuar senatorin Cardin edhe për pritjet e shtetit të Kosovës që nënshkrimi i MSA-së të ndodhë gjatë këtij viti si dhe procesi i liberalizimit të vizave. Ai ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Nga ana tjetër senatori Cardin ka premtuar se SHBA-të do të mbështesin fuqishëm Kosovën dhe do të vazhdojnë ta ndihmojnë rrugëtimin e saj për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. “SHBA-të mbështesin fuqishëm Kosovën dhe do të punojmë ngushtë që Kosova të bëhet pjesë e OSBE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare”, ka theksuar Cardin.

Gjatë qëndrimit në Uashington, zëvendëskryeministri Thaçi është takuar edhe me udhëheqësin e Asamblesë Parlamentare të NATO-së, kongresmenin Mike Turner.

Ky i fundit është njoftuar nga zëvendëskryeministri Thaçi për angazhimin e institucioneve të Kosovës për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE.

UBT

Zëvendëskryeministri Thaçi është shprehur se perspektiva e Kosovës dhe rajonit është për tu bërë pjesë e NATOS-së dhe BE-së.

“Kosova është duke bërë transformimin e forcave të saj në Forcën e Armatosur të Kosovës dhe fillimisht presim të bëhemi pjesë e Partneritetit për Paqe dhe më vonë për tu integruar në NATO”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Thaçi.

Ndërsa ka vlerësuar se ngadalësimi i këtij procesi për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, mund të fuqizoj rolin e forcave destabilizuese në këtë rajon.

“Sa më i ngadalshëm bëhet procesi për anëtarësimin në NATO dhe zgjerimin e saj në rajon, aq më shumë hapësirë mund të fitojnë forcat destabilizuese në rajonin e Ballkanit”, është shprehur zëvendëskryeministri Thaçi.

Ndërsa, Turner ka thënë se Kosova është në agjendën e tij të përditshme dhe e ka siguruar zëvendëskryeministrin Thaçi, se nuk do të mungojë mbështetja e tij në komitetin të cilin ai e drejton për të përkrahur Kosovën në drejtim të integrimit sa më të shpejt në strukturat euroatlantike.

Po ashtu kongresmeni Turner ka shprehur gatishmërinë e tij që të vizitoj rajonin dhe Kosovën në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.