Eko Higjiena

Thaçi më mirë të mbetej kryetar partie

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik Behxhet Shala ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të PDK-së dhe LDK-së ka qenë rruga e vetme për të dalë nga situata e krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se ky koalicion më shumë është arritur nga ndikimi i ndërkombëtarëve sesa nga vullneti i partneritetit Thaçi-Mustafa.

“Mendoj se është mirë që kemi dalë nga kjo situatë dhe gjërat duhet të lëvizin sepse për gjashtë muaj kemi stagnuar. Çdo arritje e marrëveshjes nënkupton që duhet të bëhet një kompromis, i cili nganjëherë ndodhë të jetë edhe kundër interesave tuaj. Z. Thaçi e ka ditur që nga fillimi se e ka problem, mos të them të pamundur ta marrë postin e kryeministrit, meqë LDK-ja doli nga VLAN-i, pikërisht për shkak të postit të kryeministrit”, ka thënë Shala në këtë intervistë për “Epokën e re”.

Sipas tij, Hashim Thaçi më mirë do të ishte të mbetej vetëm lider i PDK-së dhe pas dy vjetëve të bëhej president. Megjithatë, Shala ka thënë se as posti i zëvendëskryeministrit dhe i ministrit të Punëve të Jashtme nuk është për t’u nënçmuar.

Mobi Casa

“Z. Thaçi nuk ka pasur tjetër mundësi, por unë personalisht po të isha në vend të Thaçit do të rrija vetëm kryetar i PDK-së, pastaj të bëhesha president, nëse ai ka ambicie për këtë post. Edhe pse deri atëherë është kohë e gjatë dhe askush nuk mund të planifikoj se çka mund të ndodhë në Kosovë për këta dy vjet”, është shprehur ai.

Shala ka thënë se duhet të ketë emra të rinj në qeveri sepse me njerëz të vjetër nuk mund të shkohet përpara.

“Ka nevojë për një freskim shumë të madh, madje do të ishte mirë që së paku 60 për qind e ministrave të jenë të ri, pra që më herët nuk kanë qenë ministra apo që nuk kanë pasur poste udhëheqëse. Po ashtu, edhe përfaqësimi gjinor duhet të jetë së paku 40 deri në 50 për qind. Prandaj, nëse nuk përmbushen këto dy kritere, atëherë do ta kemi vetëm një riciklim dhe do ta kemi një lëvizje përpara me hapa të breshkës”, ka theksuar ai, duke shtuar se problemet ekonomiko-sociale do të jenë përcaktuese për jetëgjatësinë e këtij koalicioni. /Telegrafi/