Fundamenti

Thaçi me miq, rrezikojnë nga 3 vjet burg

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Shkrepja e një plumbi në Skenderaj, mund të ndriçojë një vrasje të dyfishtë që ka ndodhur më shumë se një dekadë më parë.

Paralelisht, krisma e asaj alltie, sipas Kodit Penal të Kosovës, neneve 385 e 386, mund të çojë njerëz të tjerë para drejtësisë.

Ata mund të akuzohen për vepren penale të fshehjes së informacionit. Incidenti i së hënës ndërmjet ish-deputetit Gani Geci e deputetit Azem Syla, pritet t’ia heqë pluhurin dosjes së një vrasjeje të dyfishtë e të pandriçuar tash e dymbëdhjetë vjet.

FIDANISHTJA

Kjo, në rast se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i shkon deri në fund zbardhjes së vrasjes së Bekim Kastratit e Besim Dajakut, që ka ndodhur në tetor 2001.

Është deklarata e Gani Gecit dhënë në televizion se pas sherrit ndërmjet tij dhe Azem Sylës, Kryeministri Hashim Thaçi, nënkryetari i PDK-së, Kdri Veseli e vetë Syla, i kanë garantuar se ky i fundit, nuk ka dhënë urdhër për vrasje. Por është dikush tjetër pë të cilin ata “aludojnë”./Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.